×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia hyn në Ministrinë e Infrastrukturës

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 15:42

    Policia e Kosovës para pak çastesh ka hyrë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan Reporteri.net.


    Në disa pamje shihen disa policë teksa futen në objektin e kësaj ministrie.

    Nuk dihet ende arsyeja e prezencës së Policisë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, por në disa media u raportua se shkak për këtë është kthimi i sekretarëve të kësaj ministrie në objekt.

    Kujtojmë se e hëna ishte ditë ngarkimesh dhe shkarkimesh në Ministrinë e Infrastrukturës,  ku vetëm pak orë pasi u emërua sekretar i përgjithshëm në këtë Ministri, Zymber Abdullahu e ka shfuqizuar vendimin për kthimin në punë të shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.

    Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me këto zhvillime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!