×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia: I plagosuri dje në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë, i dyshuari ende në arrati

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 9:15

    Një person u plagos dje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    Policia e Kosovës në njoftimin e fundit thotë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se i dyshuari për tentim vrasje gjendet ende në arrati.

    “Lagjja Dardani, Prishtinë 29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

    Të shtëna me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, plagoset një person

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!