×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia identifikon dy vetura BMW X6 të vjedhura që nga viti 2010

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 21:01

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dy vetura BMW X6, të cilat janë vjedhur para 12 vjetësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Njëra prej veturave është hasur nga zyrtarët policorë në pikë kalimin kufitar në Vermicë.

    “Pas kryerjes së punës në mënyrë profesionale dhe dyshimeve të ngritura se në numrin identifikues të automjetit mund të ketë ndërhyrje mekanike, në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX-it janë kryer verifikime dhe hetim më i detajuar lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

    Bazuar në të gjeturat dhe bashkëpunimin PK-FRONTEX, ka rezultuar se ky automjet rezulton të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj i falsifikuar dhe i regjistruar në Shqipëri. Gjithashtu merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Itali”, thuhet në njoftim.

    Vetura tjetër është gjetur sot dhe sipas Policisë ishte vjedhur në Itali.

    “Po ashtu sot më 24.05.2022, në hyrje për në Republikën e Kosovës zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar veturën ( tjetër) BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet raportohet të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010, përderisa merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në shtetin e Lituanisë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!