×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia identifikon tre personat që për 5 ditë dhunuan një grua në Prishtinë

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 9:12

    Policia e Kosovës ka identifikuar tre nga pesë të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Prishtinë, dhe ka arrestuar njërin prej tyre.


    “Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Viktima kishte deklaruar se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.

    Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!