×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet personi që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 17:32

    Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi në një lidhje direkte në Frontal në T7 ka bërë të ditur se është identifikuar personi që ka rrahur gruan rome dhe së shpejti pritet ndalimi i tij nga policia.


    “Është identifikaur kryesi i kësaj vepre është i njohur për policinë, shumë shpejt pritet ndalimi i tij presim që shembuj të tillë të mos ndodhin më në shoqërinë tonë dhe të marrin dënimin e merituar kryesit e kësaj vepre”, tha Sherifi.

    Sot në mes të qytetit të Ferizajt është rrahur për të dytën herë gruaja rome. E njejta më pas u dërgua në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!