×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia inicion raste kriminale ndaj dy të dyshuarve në Pejë

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 15:41

    Policia e Kosovës ka iniciuar raste kriminale ndaj dy të dyshuarve në Pejë.


    Njëri nga të dyshuarit, sipas policisë është prezantuar si person zyrtar, teksa tjetri sipas policisë ka mbajtur në pronësi një shumë të konsiderueshme të parave të falsifikuara.

    Njoftimi i plotë:

    Hetuesit policorë të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, të mbështetur nga patrulla policore të Stacionit Policor-Pejë dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë, sot në mëngjes kanë ekzekutuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë-Departamenti për Krime te Rënda.

    Kontrolli është realizuar në shtëpi banimi në Pejë, nën dyshimin se i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977, posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.

    Ndërsa, i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 2000, dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

    Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme si dokumente, armë dhe municion, të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.

    Lidhur me këtë policia ka iniciuar rast nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armëve’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe ‘falsifikimi parasë’.
    Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!