×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 19:05

    Policia e Kosovës në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net ka bërë të ditur se tre automjete janë përfshirë në aksident trafiku në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Sipas policisë, tre persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.

    “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Policia e Kosovës.

    Një veturë e tipit Audi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në vendpunishte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!