×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksidentin në afërsi të Klinës, katër persona mbetën të lënduar

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 20:03

    Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralën Prishtinë-Pejë, me ç’rastë kanë mbetur të lënduar katër persona.


    Për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Pejsë, Xhevat Ibra, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dollc, ku përveq dëmeve materiale kanë mbetur të lënduar katër persona.

    Tutje Ibra theksoi se personat e lënduar kanë marr plagë të lehta trupore, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore dhe njësitë emergjente.

    “Personave të lënduar i’u është ndihma e parë nga njësitet emergjente dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibra për Reporteri.net

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!