×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për arrestimin e Faton Brahimit për vrasjen në Novosellë të Pejës

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 9:38

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar Faton Brahimi i cili kërkohej për vrasjen e djalit të axhës, Bashkim Brahimi nga Novosella e Pejës.


    Në njoftimin për media policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit me qytetarët, pasi që policia kishte shpallur në kërkim.

    “Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij. I dyshuari është dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.

    Policia më tej thekon se rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

    “Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

    Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!