×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për djegien e banesës në Prishtinë: Kyçja ilegale në rrjetin elektrik shkaktoi zjarrin

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 12:10

    Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për zjarrin që shpërtheu gjatë ditës së djeshme në një banesë në kryeqytet.


    Sipas policisë deri te zjarri erdhi si pasojë e tentimeve të një qytetari për t’u kyçur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se tentimi i konsumatorit të KEDS për të bërë kyçje ilegale shkaktoi avari në rrjetin elektrik.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që  i është qkyqur rryma, kishte tentuar të bëjë kyçje ilegale dhe si pasojë është shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it”, ka thënë Policia.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!