×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 18:20

    Pasditen e sotme, një autobus është djegur në Fushë-Kosovë.

    Ngjarja ka ndodhur në parkingun e autobusëve që gjendet në Fushë Kosovë.

    Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se nuk raportohet për të lënduar.

    Borovci shtoi se në vendin e ngjarjes janë Policia, e po ashtu janë ftuar edhe zjarrëfikësit.

    “Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!