×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për djegien e një veturës brenda garazhit në Prishtinë

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 17:29

    Një incident zjarri është shkaktuar sot në një ndërtesë saktësisht në (garazhe), në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.


    Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Zjarri është arritur të lokalizohet, kurse detajet shtesë do të bëhen të ditura kur të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!