Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutave në fshatin Parallovë e Novobërdës.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit ka njoftuar se është grabitur një veturë e një kompanie e cila transportonte paratë e bankave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në grabitje ka pasur edhe gjuajtje me armë.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave.”, ka thënë ai.
Sipas tij Policia e Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.