×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia jep detaje për incidentin në veri, një polic lëndohet dhe në veturën e të dyshuarit gjenden narkotikë

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 15:50

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në fshatin Suhodoll në Mitrovicën Veriore.

    Derisa edhe një pjesëtar i policisë ka marr lëndime, duke u goditur nga vetura.

    “Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar”, thuhet ndër të tjera.

    Sipas njoftimit, zyrtarët policorë gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë nga policia për këtë rast: 

    Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

    Të ndodhur në këtë situatë kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit.

    Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

    Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

    Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar.

    Një person godet me veturë një polic në veri, Policia gjuan me armë zjarri për ta neutralizuar

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!