×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për ngordhjen e qenve endacakë në Prishtinë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 9:03

    Gjatë ditës së enjte është raportuar se tre qenë kanë ngordhur në Matiqan, pasi dyshohet se janë helmuar.


    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se qentë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa produkti i mishit i cili dyshohet se është helmuar, është marrë për ekzaminim nga zyrtarët e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës.

    “Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur produkte të mishit qenve endacak dhe si pasoj ka ardhur deri te ngordhja e tre prej tyre. Qenët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa produkti i mishit është marr për ekzaminim nga zyrtarët e AVUK-ut. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!