Një burrë ka mbetur i plagosur mbrëmë në kryeqytet pas një përleshjeje fizike mes disa personave.
Policia njofton se deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshje verbale mes viktimës dhe tre personave të tjerë, ku më pas njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKU, ndërkaq i dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.
Kujtojmë se dy ditë më parë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ndodhi një përleshje me thika mes disa të rinjve ku njëri prej tyre mbeti i lënduar rëndë.
I dyshuari për këtë vepër ende nuk është kapur.
Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabile ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore. /Reporteri.net/.
E rëndë: I theruri me thikë në Prishtinë vetëm 16 vjeçar, është në gjendje të rëndë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.