×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për rastin e 10-vjeçarit që u gjet i vdekur në Malishevë

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 9:37

    Gjatë ditës së djeshme një fëmijë 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKMF në Malishevë.


    Në vendin ku u gjet i vdekur 10-vjeçari, Policia ka bërë të ditur se është gjetur edhe një revole dhe një karikator, transmeton Reporteri.net.

    “Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Viktima është A. Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!