×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e imamit nga Peja

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 9:59

    Ka vdekur në moshën 39 vjeçare imami nga fshati Vrellë e Istogut, Ramë Blakaj.


    Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Reporteri.net kushëri i tashmë të ndjerit Përparim Blakaj.

    “Hoxha ka pas aksident me rrymë dhe ka vdekur”, ka treguar Përparimi.

    Gazeta mëson se hoxhën e mbyti rryma në xhami, mirëpo nuk dihet se si ndodhi kontakti me të.
    Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës.

    “Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

    Kujtojmë se Blakaj ka qenë imam në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!