×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Pejë, këto janë dyshimet e para

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 9:31
    Foto: Ilustrim

    Gjatë ditës së djeshme në Pejë, një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur.


    Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, teksa ka treguar se është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jeta në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

    Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti vazhdon të hetohet.

    “Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet njoftimi i Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!