Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas shpërthimit të një zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Online Reporteir.net se fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë vetëm dëme materiale”, u shpreh Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.