Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një arë me grurë në fshatin Muçivercë të Kamenicës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur dje, por tha se nuk ka pasur dëme të mëdha. Ai shtoi se zjarri është lokalizuar.
“Nga zjarri është përfshi aty një pjesë e arës me grurë. Rasti ka ndodhur dje, dhe është lokalizu. Nuk ka dëme të mëdha, përveç asaj pjesës së grurit tqë është djeg. Shtëpia afër nuk është përfshirë zjarri, fatmirësisht”, ka deklaruar Hashani.
Policia e Rajonit të Gjilanit ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre, sidomos në temperature të larta.
“Do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që atakohen në situata të tilla”, ka thënë Hashani./Reporteri.net