×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap grabitësin e pompës së derivateve në Prishtinë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 18:09

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar grabitësin i cili para një jave ka grabitur pompën e derivateve në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur.”

     

    Ahmeti po ashtu tha se rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

    “Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; • E. H,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.”

    Ajo ka njoftuar se ndërkohë policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

    “Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje”, tregoi tutje Ahmeti për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!