×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap rreth 1kg marihuanë dhe mbi 4 mijë euro në Prishtinë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 8:50

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 953.9 gram marihuanë dhe 610 euro kesh.


    Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të dyshuarve janë sekuestruar 3 mijë e 665 euro.

    “Rr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10.  Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi ëë gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €.  Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!