×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari për “vrasje e mbetur në tentativë”, ia publikon foton

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 17:37

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Miftar Dobraj, i lindur me 1987 në Pejë.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë). – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë- E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!