Sot gjatë ditë Ministria e Financave ka qenë cak i sulmeve kibernetike. E policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se sot gjatë ditës ka pasur një sulm kibernetik në Departamentin e Tatimeve të MF-së.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve të policisë për hetimin e krimeve te tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se sulmi ndaj Departamentit të Tatimeve nuk e ka dëmtuar sistemin.
“Ka pasur tentim sulm, tashmë jemi duke u marrë me atë çështje që të rregullohet” ka thënë Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.