Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11184 gjoba.
“Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë shqiptuar këto masa:
-Masë administrative – 77 skuter te konfiskuar
-Masë administrative ndaj 44 (katerdhjet e katër) ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,
-Masë administrative ndaj 32 (tridhjet e dy ) ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse
-Masë administrative ndaj 52 ( pesdhjet e dy ) ngasësve të motoçikletave pa regjistrim”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.