Policia e Kosovës ka konfiskuar para false ditën e premte në Prishtinë dhe Gjilan.
Në Prishtinë janë konfiskuar mbi 3 mijë euro.
“Më 12.01.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3676 euro bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara. Sipas ankuesit dyshohet se te njëjtat janë deponuar në bankë nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Gjilan policia ka konfiskuar rreth 700 euro.
“Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700 euro, prej tyre janë 400 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar”.
Të dyja rastet janë duke u hetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.