Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tetë lokacione të Prishtinës dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, shkruan Reporteri.net.
Gjatë bastisjeve, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, dy magazina (karikator), një bajonetë, një thikë, shtatëdhjetë e tetë (78) gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe pajisje elektronike, gjithësej shtatë telefonë celularë.
“Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.