×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me aksion në Prishtinë, gjobit udhëtarët që janë pa maska në autobus

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 10:03

    Me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus në vend, Policia e Kosovës ka  intensifikuar masat duke shtuar kontrollet në rrugë në mjete transporti si taksi e autobus, sheshe e zona ku ka frekuentim të qytetarëve si dhe në lokalet e ndryshme të gastronomisë.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje nga aksioni i Policisë sot në rrugën ‘UÇK’ në kryeqytet, ku shihet se kanë ndaluar një autobus për të parë nëse udhëtarët janë të pajisur me maska mbrojtëse.

    Për mosrespektim të masave anti-COVID, në përputhje me autorizimet, Policia po ndërmerr masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

    Kujtojmë se gjoba për mosbartje të maskës është 35 euro. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!