×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Policia me aksion të gjerë në orët e mëngjesit në disa rajone të vendit, cak strukturat paralele

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 9:04

    Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa rajone, por duke mos dhënë më shumë detaje. Aksioni është duke u zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe në Mitrovicë të Jugut.

    “Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia, që ka shtuar se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike informacionet shtesë.

    Siç po raportohet në media, aksioni ka të bëjë me mbylljen e strukturave paralele në dhjetëra lokacione.

    Kujtojmë se javën e kaluar, Policia e Kosovës mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia – Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!