×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me apel për vetëdijësim ndaj bullizmit kibernetik

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 11:17

    Policia e Kosovës ka bërë apel për vetëdijesim ndaj bullizmit kibernetik, si dhe kujdes gjatë përdorimit të internetit.

    “Kujdes në Internet! Kliko mençur, mbroje të ardhmen! Mos u bë pjesë e bullizmit online! Fjalët dhe veprimet në internet kanë ndikim të vërtetë.Mos shpërndani dhe mos përkrahni përmbajtje që lëndojnë të tjerët”, thuhet në një postim të bërë në Facebook nga ana e policisë.

    Policia kërkon që të ruhet privatësia. “Ruajeni privatësinë tuaj dhe mos ndani të dhëna personale me persona të panjohur. Raportoni çdo formë të bullizmit tek autoritetet ose shkolla juaj. Në rast nevoje, kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192. Respekto, mbro dhe qëndro i sigurt në internet”, theksohet mes tjerash në thirrjen e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!