×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me plan operativ në Istog, kontrollon lokalet

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 13:56

    Policia e Kosovës në mbrëmjen e kaluar në Istogu, ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, për kontrollin e lokaleve në këtë zonë.


    Duke filluar nga ora 21:50 janë kontrolluar dy lokale, ku tek personat e pranishëm në këto lokale janë gjetur dhe janë konfiskuar dy OC sprej dhe janë hapur dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës.

    Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letërrreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftimin për media. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!