Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani.
“Policia e Kosovës ka marrë masa që gjatë festave të Krishtlindjeve në veri të Kosovës çdo gjë të shkojnë pa problem. Ne kemi një plan operativ si gjithmonë për festat fetare dhe festat tjera. Janë vendosur një numër i mjaftueshëm i policëve në veri për të garantuar sigurinë”, tha Elshani.
Elshani shtoi se aktualisht nuk ka frikë se do të ketë ndonjë problem.
Ai ua ka uruar të gjithë besimtarët për festën u tha që të festojnë në paqe.
“I urojmë Krishtlindjet dhe Krishtlindjet e ardhshme të gjithëve që e festojnë këtë festë kudo, e veçanërisht banorëve të rajonit tonë dhe përgjegjësisë. Urojmë mbi të gjitha shëndet në familje, paqe dhe të gjitha të mirat””, tha Elshani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.