×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon dy vetura në aksin rrugor Radavc-Rugocë, sekuestron armë dhe 52 fishekë

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 9:29

    Policia e Kosovës ka identifikuar në dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje gjatë patrullimit në aksin rrugor Radavc – Rugocë.

    Në rastin e parë, njësia policore ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.

    Gjatë kontrollit në veturë, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

    Në rastin e dytë, gjithashtu në të njëjtën orë dhe lokacion, është ndaluar një tjetër veturë e drejtuar nga një mashkull kosovar.

    Në këtë rast, policia ka sekuestruar një pistoletë me 40 fishekë. Sipas informatave, i dyshuari posedonte leje vetëm për përdorim rekreativ të armës, por jo për bartje në publik.

    Të dy rastet janë iniciuar dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!