×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon në aeroport rapsodin që këndoi kundër Albin Kurtit, e Hashim Thaçit i thoshte ‘Baba i Kombit’

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 9:24

    Policia e Kosovës ka ndaluar në aeroportin Adem Jashari, rapsodin Nuredin Gashi, i cili jeton në Suedi. Gashi është ndaluar shkaku i publikimit të një këngë në YouTube, e cila i kushtohet liderit të VV’së Albin Kurti dhe ish’këshilltarit të tij Shkelzen Gashi, e që të dyve u referohet si tradhëtarë.


    Lajmi për ndalimin e rapsodit me origjinë nga Drenica është bërë i ditur në disa faqe në Facebook, të cilat promovojnë UÇK’në dhe ish’pjesëtarët e saj, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se rapsodi Gashi është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ishte denoncuar nga Vetëvendosje lidhur me një këngë të publikuar në YouTube, dhe e cila titullohet ‘Kush tradhëton atdheun e vetë e vret pushka me fishek’.

    Sipas këtij njoftimi rapsodi Gashi është mbajtur në polici për rreth pesë orë, dhe më pas është liruar, pasi i ishte konfiskuar pasaporta suedeze, dhe me kushtin që të paraqitet në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, sot në ora 11:00.

    Ky rapsod i cili jeton në Suedi, një pjesë të këngëve të tij të cilat i publikon në YouTube ua kushton UÇK’së dhe ish’udhëheqësve të saj, e në veçanti Hashim Thaçit. Ai në një këngë të tillë, Thaçit i referohet si ‘Baba’. Ndërsa, në anën tjetër, ai në të njëjtat këngë nuk e lë pa sulmuar edhe kundërshtarët politikë të Thaçit, sidomos Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=N4JX2wsmLjA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!