×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon një Porsche midis Prishtinës, shoferit i gjejnë armë e municion

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 17:46

    Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën “Bill Klinton”.


    Siç njofton Policia, pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, është gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT , si dhe 8 fishekë.

    “I dyshuari me inicialet, A.O., mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e PK-sq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!