×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndërprenë një aheng familjar në Prishtinë, denon 86 persona

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 21:27

    Policia e Kosovës ka ndërprerë një aheng familjar në Prishtinë ku nuk janë respektuar masat anti-Covid.


    Nga Policia e Kosovë kanë konfirmuar për Reporteri.net se janë shqiptuar 86 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 04 prill 2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

    Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familijar dhe kanë shqiptuar:

    -Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy (2) fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

    E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!