Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka pranuar informatë se një 21 vjeçar në fshatin Sushicë të Shtërpcës posedon armë gjahu pa leje.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me 30 fishekë.
“Më 01.03.2025, rreth orës 22:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në fshatin Sushicë një person, F. D, 21 vjeç posedon një armë gjahu pa leje. Policia menjëherë doli në vendgjarje dhe sekuestroi armën e zjarrit me 30 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.