Policia e Ferizajt bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Jezercë të Ferizajt kanë ndaluar dhe zënë në flagrancë tre persona, duke prerë drunj në malet e Jezercit.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, i ka shoqëruar në stacionin e policisë tre persona meshkuj, kosovarë të moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motorsharrë.
Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjve.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve”, thuhet në njoftim.