×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia nis hetimet lidhur me një rast vdekje në Zubin Potok, e cilëson si “të dyshimtë”

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 19:59

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekje në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi banimi, shkruan Reporteri.net.

    Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Me datën 23.12.2024 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.

    Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!