Policia e Kosovës ka nisur hetim për dy raste të vdekjes, një në Suharekë e tjetri në Viti. Në Suharekë një person ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrokullisur. Viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë, e nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërsa në Viti është raportuar se viktima është dërguar në Qendrën e Emergjente pasi duke fikur një zjarr fushor, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.