×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia pajiset me armë të gjata, Prindon Sadriu meritat ia lë Presidentes Osmani

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 16:49

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka treguar që armetë e gjata që sot i kanë ardhur Policisë së Kosovës nga Kroacia janë mëritëe edhe e shefes së shtetit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto të presidentes Osmani nga kompania ‘HS Produkt’, të cilën e kishte vizituar në tetor të vitit të kaluar.

    “Tetor 2023: Vizita e Presidentes në kompaninë ‘HS Produkt’ në Karlovac të Kroacisë. 👉🏻 Sot, të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës pajisen me armë të gjata nga kompania ‘HS Produkt’”, ka shkruar Sadriu.

    Pak qaste më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për arritjen e kontingjentit të armeve të gjata për Policinë e Kosovës.

    Ai tregoi se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Kosovës do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.

    Sipas tij, kjo do të mundësojë një ambient më të qet dhe më të sigurt.

    “Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

    Sveçla: Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!