×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po vazhdon të qëndrojë afër kishës së braktisur në kampusin e UP-së

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 8:48

    Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të Kishës së braktisur që gjendet në kampusin e Unversitetit të Prishtinës edhe sot.


    Në pamjet nga kampusi i UP-së, shihen policë, shkruan Reporteri.net.

    Këto masa të shtuara erdhën pasi që serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

    Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

    Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

    Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!