Policia e Kosovës është duke përcjell procesin zgjedhor që po mbahet sot në vend.
Me planin policor janë angazhuar gjashtë mijë zyrtarë policorë, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë për KlanKosova.tv ka vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor po shkon në mënyrë të qetë.
“Policia e Kosovës vlerësuar në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor vlerëson se ky proces po kalon në mënyrë në qetë deri në ora 16:00 dhe pa ndonjë incident madhor që do të pengonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve”.
Kelani konfirmoi se deri në ora 16:00 janë inicuar vetëm dy raste.
“Deri tani janë iniciuar dy raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor, njëri rast në Prishtinë dhe tjetri në Prizren që kanë të bëjë me rastin “Cenim i fshehtësisë së votimit. Në konsultim me prokurorin rastet janë proceduar me procedurë të rregullt:.
Kelani shtoi se Policia e Kosovës ka trajtuar edhe informacione të tjera dhe raste të cilat nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.