×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për vepra penale, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 14:42

    Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për vepra penale.

    Personbi i parë është një grua që dyshohet për “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “Keqpërdorim të kartelave bankare”.

    “E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024.”

    Ndërsa personi i dytë dyshohet për “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.”

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!