×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Pesë të arrestuar në aksionin e Policisë kundër fajdeve në Pejë dhe Prishtinë

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 23:22

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit kundër fajdeve në lokacione të ndryshme në Pejë dhe Prishtinë.

    Policia gjithashtu ka publikuar pamjet e aksionit që ka zhvilluar gjatë së enjtes.

    “Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!