×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron 1704 euro monedha të falsifikuara, arreston dy të dyshuar

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 20:37
    Policia sekuestron monedha të falsifikuara në vlerë mbi 1,700 euro

    Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prizrenit ka arrestuar dy persona B.D dhe T.K nën dyshimin se po falsifikonin dhe shpërndanin monedha metalike të falsifikuara.

    Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Reporteri.net.

    Policia ka ndaluar dy automjete në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë me të cilat dyshohej se po bëhej bartja dhe pas kontrollit në njërin automjet kanë gjetur 1700 euro ndërsa në tjetrin 4 euro

    “Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:
    • Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.
    Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:
    • Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
    • Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
    • Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
    • Katër telefona mobil”, shkruhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!