Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.
Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.
“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtejme në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.