Policia e Kosovës ka sekuestruar 120 mijë euro të padeklaruara nga një automjet me targa të Serbisë dhe pasagjerë me shtetësi serbe.
Sipas Policisë, pasagjeri kishte deklaruar se ka me vete 18 mijë euro, teksa rreth 120 mijë euro të tjera i janë gjetur pas kontrollit.
“Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara. Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara (119,180 euro) janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim./Reporteri.net