Një aplikacion i pa miratuar nga KQZ-ja është duke qarkulluar në rrjete sociale, për votimin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Anëtari i KQZ-së nga PDK’ja, Arianit Elshani në një lidhje direkte në emisionin “Frontal”, në T7, ka thënë se për këtë rast është njoftuar edhe policia e Kosovës.
“Gjatë orëve të mëngjesit sot jemi njoftuar për këtë rast. Ndërkohë edhe KQZ’ja ka marrë një vendim me të cilin ka iniciuar rastin edhe në polici. Sot si anëtar jam i informuar se PK-ja ka qenë edhe në KQZ për ta hetuar rastin për këtë aplikacion që nuk është i miratuar nga KQZ-ja”, ka thënë ai.
“Nuk kam informacione të mjaftueshme. Si KQZ kemi reaguar menjëherë në momentin që kemi marrë informacion nga qytetarët që një aplikacion i tillë po shpërndahet në diasporë”, ka thënë më tutje Elshani
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.